No menu items!

Iu hoq shtetësia pasi punonte si polic në Serbi, N.V. dëbohet nga Kosova, i ndalohet hyrja për 5 vjet

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se për N.V, bazuar në vendimin e MPB-së, kanë nisur procedurat për largimin me forcë nga territori i Kosovës pasi të njëjtit i është hequr shtetësia

Atij iu ndalua hyrja në Kosovë për pesë vitet e ardhshme, konfirmoi për Kossev, avokati i tij, Bogdan Laziq.

N.V një ish-shtetas i Kosovës ishte në të njëjtën kohë edhe pjesëtar i inteligjencës dhe policisë së Serbisë, njoftoi Policia e Kosovës.

“Shtetësia e tij e Kosovës iu revokua, të gjitha dokumentet e tij të Kosovës iu konfiskuan dhe iu ndalua hyrja në Kosovë për pesë vitet e ardhshme”, tha avokati i tij, Laziq.

Avokati i tij, thotë se klienti i tij, N.V nuk e ka kërcënuar sigurinë e Kosovës me asnjë nga veprimet e tij.

“Njeriu jeton këtu në Kosovë, ka lindur këtu, nuk ka kryer kurrë një vepër penale, as nuk ka ndonjë procedurë kundër tij, nuk ka as edhe një kallëzim penal”, deklaron ai për klientin e tij.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.