No menu items!

Kadrijaj: VV-së i pëlqen bllokada, po dëmtohet imazhi i Kosovës

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për zvarritjen e konstituimit të Kuvendit, duke thënë se nuk po sheh përpjekje reale për zgjidhje nga kjo parti.

Ajo shtoi se çdo parti tjetër që do ta synonte postin e kryetarit do të ishte angazhuar më shumë.

“As mend nuk e kemi bërë secila parti që ka synuar ta ketë partitë është angazhuar maksimalisht. Ne nuk po shohim ndonjë angazhim vetëm po shohim që po i pëlqen kjo bllokadë. Shkelin ligje kushtetuese, ende jemi në pritje të përgjigjes së Gjykatës Kushtetuese, vërtetë nuk ka kuptim në këtë formë po humbet imazhi i Kosovës, nuk ka interes as nga partnerët tanë. Të presim vendimin e gjykatës dhe një reflektim të kësaj partie” u shpreh Kadrijaj.

Ajo bëri thirrje për reflektim dhe respektim të Kushtetutës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.