No menu items!

Shpërthime të fuqishme, tronditet Teherani – Izraeli nis sulme të reja ndaj Iranit

Banorët e kryeqytetit iranian, Teheran kanë njoftuar se më shumë shpërthime kanë tronditur vendin.

Mediat shtetërore raportuan shpërthime në disa lagje banimi në perëndim të qytetit dhe treguan imazhe të tymit që ngrihej mbi zonat e prekura.

Ndërsa raportet për sulme të reja vërshuan, ushtria izraelite mbajti një konferencë informative, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Një zëdhënës konfirmoi se sulme të reja ajrore ishin duke u zhvilluar.

“Ne nuk po ndalemi së sulmuari për asnjë moment. Në këtë kohë, ne gjithashtu po vazhdojmë të godasim dhjetëra objektiva të tjerë në Teheran”, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Effie Defrin.

Shkalla e plotë e dëmit ose nëse ka viktima është e paqartë. /Rapprto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.