E ftuar në emisionin “Goca & Gra”, Heidi Baci u shpreh hapur për situatën që po kalon në jetën e saj sentimentale. Ajo pranoi se aktualisht nuk ka një përgjigje të qartë për çfarë po ndodh me romancat e saj, pasi është ende në kërkim të qartësisë.
“Situata ime është shumë e komplikuar. Kur t’i vendos gjërat në vijë, do ju përditësoj. Kjo situata ime është e ndërlikuar, kështu që kam konfuzion. S’e di,” u shpreh ajo.
Moderatorja Kleoniki Delijorgji e pyeti nëse personi në fjalë është dikush që publiku e njeh, por Heidi refuzoi të japë detaje. Jo vetëm që nuk ka siguri për këtë marrëdhënie, por gjithashtu dëshiron që jeta e saj private të mos kthehet sërish në temë mediatike.
Spekulimet për një romancë të re nisën pasi Heidi u pa me një djalë gjatë pushimeve, por ajo i hodhi poshtë menjëherë këto thashetheme:
“Ai është kushëriri im, e kam si vëlla. Frenku do më vrasë pastaj se e ka shumë inat këtë gjë. Më tha: ‘Më fike, mos e bëj më!’. Madje, e kam publikuar edhe më parë Frenkun.”
Largimi nga “Goca & Gra” për të qenë më pranë familjes ishte një vendim i menduar mirë, sipas saj, pas ngarkesës emocionale që përjetoi në “Big Brother VIP Albania 4”.
“Nuk e ndieja veten mirë, doja të rrija me familjen time më shumë,” tha Heidi, duke shtuar më tej se:
“Gjëja që kam më shumë frikë është të mos e humb veten time. Ka disa gjëra që s’i bëjmë dot.”