No menu items!

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot me diell dhe mjaft të nxehtë veror. Mëngjesi i hershëm dhe mbrëmja do të jenë mjaft të freskëta sidomos në Rrafshin e Kosovës, ndërsa dita stabile dhe me diell. Temperaturat nga 11 minimalja deri në 32 gradë Celsius maksimalja.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi java do të fillojë me diell dhe e nxehtë. Në të gjitha viset pritet mot stabil dhe i nxehtë veror. Temperaturat me rritje të lehta.

Nga e marta do të vazhdojë moti i nxehtë veror, megjithatë një depërtim i një sasies të vogël të ajrit jo-stabil do të shkaktojë destabilizime atmosferike të izoluara.

Fillimisht në viset kodrinore-malore në Shqipëri dhe Mal të Zi priten zhvillime të rrebesheve të izoluara të shiut me vetëtima, bubullimë dhe breshër, pastaj edhe në disa zona periferike të Republikës së Kosovës. Këto zhvillime do të jenë të karakterit lokal dhe mund të fuqizohen në mesjavë./MeteoBallkan

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.