No menu items!

Veturës Toyota i vënë flakën në Prishtinë – pronari dyshon për zjarrvënie të qëllimshme

Një veturë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, në një rast që po hetohet si zjarrvënie e qëllimshme.

Burimet e Sinjalit se mbrëmë rreth orës 23:00, në parkingun e objektit “Prime Group”, në rrugën “Tirana” në Prishtinë, persona të panjohur kanë i kanë vënë flakën një veture të tipit Toyota, në pronësi të Q.M.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar menjëherë zjarrfikësit, të cilët kanë fikuar zjarrin dhe kanë parandaluar dëme të mëtejshme.

Pronari i veturës dyshon se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa në cilësinë e dëshmitarit është intervistuar një person.

Me urdhër të Prokurorit të Krimeve të Rënda, rasti është inicuar si “Zjarrvënie”, dhe hetimet po vazhdojnë nga njësia përkatëse. Autorët e dyshuar janë ende të paidentifikuar.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.