No menu items!

Pas një sëmundje të rëndë vdes ushtari i FSK-së

Ka vdekur pas një sëmundje të rëndë nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshteri i Klasit të Parë, Sabit Mazreku.

Lajmi u bë i ditur nga FSK-ja përmes një njoftimi.

Për vdekjen e ushtarit, ngushëllime familjes i shprehu komandanti i FSK-së, Gjenerallejtanat Bashkim Jashari.

“Homazhet nga njësitë e FSK-së, do të mbahen në Kazermën “Evropianët e rinj ” në Pomozotin, sot me datë 16.06.2025, nga ora 13:00-14:00, ndërsa ceremonia e varrimi do të bëhet nga ora 18:00 në varrezat e fshatit Goriq, Komuna e Malishevës”, thuhet në njoftim.

Ai ishte edhe ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku shërbeu në brigadën 122 “Imer Krasniqi” të Zonës Operative të Pashtrikut, pas përfundimit të luftës vazhdon në Batalionin Gardist, të Zonës së Dytë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, për të vazhduar punën pas transformimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës në Brigadën e Mbështetjes Operacionale, dhe nga jeta u nda duke shërbyer si nënoficerë i lartë në Gardën Kombëtare të FSK-së

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.