No menu items!

Osmani kërkon vendime konkrete nga BE në Samitin e SEECP: Jo më pritje, por veprim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e nivelit të lartë të liderëve të shteteve të Evropës Juglindore, që u mbajt në Tiranë. Ajo falënderoi homologun shqiptar, presidentin Bajram Begaj, për mikpritjen dhe lidershipin në organizimin e këtij takimi të rëndësishëm.

“Faleminderit Presidentit Begaj për mikpritjen dhe lidershipin në këtë samit të nivelit të lartë të liderëve të shteteve të vendeve të Evropës Juglindore në Tiranë”, u shpreh Osmani.

Në fjalimin e saj, presidentja theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian duhet parë si një interes strategjik i vetë BE-së.

“Zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk është një proces bamirësie, por investim strategjik në sigurinë, stabilitetin dhe të ardhmen e vetë Evropës,” deklaroi ajo.

Osmani kërkoi që Bashkimi Evropian të ndërmarrë hapa konkretë ndaj Kosovës, duke përfshirë heqjen e masave ndëshkuese dhe avancimin drejt integrimit.

Është koha që BE-ja të lëvizë përpara me vendime konkrete dhe të merituara për Kosovën, përfshirë heqjen e masave të padrejta dhe dhënien e statusit të kandidatit për vendin tonë”, tha Osmani.

Ajo shtoi se qytetarët e Kosovës nuk duhet të penalizohen nga masa që nuk i shërbejnë paqes e stabilitetit.

“Qytetarët e Kosovës nuk duhet të mbahen peng nga masa që i dëmtojnë drejtpërdrejt dhe që nuk i shërbejnë as paqes, as dialogut, e as të ardhmes evropiane të rajonit tonë”, theksoi presidentja.

Në fund, Osmani ritheksoi orientimin strategjik të Kosovës drejt strukturave euroatlantike.

“Orientimi i Kosovës është i qartë dhe i palëkundur: drejt BE-së dhe NATO-s, si pjesë e natyrshme e familjes euroatlantike”, përfundoi ajo./Raporto24 /

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.