No menu items!

Grabitje e armatosur në një lokal në Fushë Kosovë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së hënës në një lokal në Fushë Kosovë.

Sipas raportimeve nga policia, rreth orës 02:45 dy persona të dyshuar, të maskuar dhe të armatosur, kanë hyrë në lokal ku ndodhej viktima, një mashkull kosovar

Njëri nga të dyshuarit ishte i armatosur me një pistoletë, ndërsa tjetri mbante një shufër metalike.

Nën kërcënimin e armës, ata kanë arritur të grabisin kuletën e viktimës, telefonin dhe një shumë të konsiderueshme të hollash.

Pas kryerjes së grabitjes, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Policia ka nisur hetimet dhe është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /Rapprto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.