No menu items!

Osmani vizitë zyrtare në Hungari, pritet nga presidenti e kryetari i Parlamentit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Hungari, me ftesë të Presidentit hungarez, Tamás Sulyok.

Sipas njoftimit të Presidencës, vizita do të nisë me një ceremoni zyrtare me nderime ushtarake, të organizuar në sheshin Kossuth Lajos në Budapest, pas së cilës të dy presidentët do të zhvillojnë një takim tête-à-tête, pasuar nga një takim ndërmjet delegacioneve respektive të dy shteteve.

Në kuadër të vizitës, Presidenti Sulyok do të shtrojë drekë zyrtare për Presidenten Osmani dhe delegacionin e saj në pallatin presidencial Sándor, thekson njoftimi.

Presidentja Osmani, gjatë vizitës në Hungari, do të pritet gjithashtu nga László Kövér, kryetar i Parlamentit të Hungarisë.

Në kuadër të agjendës, Presidentja Osmani po ashtu do t’i drejtohet studentëve dhe profesorëve të Universitetit Eötvös Loránd me një ligjëratë dhe diskutim me temën “Kosova dhe e ardhmja e saj evropiane: Bashkëpunimi rajonal, angazhimi global dhe rruga përpara”, ku do të shpalosë prioritetet strategjike të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës, përfshirë integrimin euroatlantik.

Në kuadër të kësaj vizite, Presidentja Osmani do të zhvillojë takime edhe me oda ekonomike në Hungari.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.