Britania dhe aleatët e saj të G7-ës janë gati të njoftojnë sanksione të mëtejshme kundër Rusisë, tha qeveria britanike, duke rritur presionin mbi Moskën për shkak të luftës në Ukrainë.
Kryeministri Keir Starmer pritet të njoftojë finalizimin e paketës së sanksioneve dhe të thotë se dëshiron të punojë me të gjithë partnerët e G7-ës.
Qëllimi është të thahen të ardhurat e energjisë së Rusisë dhe të zvogëlohen fondet që mund të investohen në luftë.
Britania ka sanksionuar tashmë më shumë se 2,300 individë, subjekte dhe anije si pjesë e sanksioneve kundër Rusisë që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022.
“Ne duhet ta përdorim këtë moment për të rritur presionin ekonomik dhe për t’i treguar Presidentit Vladimir Putin se paqja është në interesin e tij dhe të Rusisë”, pritet të thotë Starmer.