Është hedhur shorti i fazës së parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve.
Kampioni i Kosovës, Drita do të ketë një përballje interesante ku do të përballet me kampionin e Luksemburgut, Differdange.
Shkëndija e Tetovës, do të përballet me skuadrën e New Saints, ndërsa Egnatia do të përballet kundër ekipit islandez, Breidablik./Raporto24/