No menu items!

Trump dhe Khamenei shkëmbejnë mesazhe të ashpra mes tensioneve mes Izraelit dhe Iranit

Ndërsa tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë përshkallëzuar ditët e fundit me shkëmbim zjarri, në një tjetër front – atë virtual – ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe Udhëheqësi Suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, kanë zhvilluar një “betejë” të re përmes rrjeteve sociale.

Gjatë 24 orëve të fundit, të dy liderët kanë publikuar mesazhe të drejtpërdrejta dhe kërcënuese, duke rritur tonin në retorikën e tyre publike.

Trump, përmes platformës së tij Truth Social, deklaroi të martën:

“Kontroll i plotë dhe total mbi hapësirën ajrore të Iranit.”

Në një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Khameneit, ai shkroi:

“Ne e dimë saktësisht se ku është fshehur i ashtuquajturi ‘Udhëheqës Suprem’. Ai është një objektiv i lehtë, por është i sigurt atje – Ne nuk do ta eliminojmë (vrasim!), të paktën jo tani.”

Ai shtoi se “durimi ynë po soset”, duke e përfunduar mesazhin me thirrjen dramatike:

“DORËZIM PA KUSHT!”

Nga ana tjetër, Teherani nuk ka treguar asnjë shenjë dorëzimi.

Khamenei, në një sërë postimesh në platformën X (ish-Twitter), në llogari të ndryshme gjuhësore, deklaroi qartë:

“Irani nuk do të bëjë kurrë kompromis me sionistët.”

Në një postim tjetër të përkthyer thuhet:

“Ne nuk do t’u tregojmë mëshirë sionistëve.”

Ndërsa në një tjetër, ai shpall:

“Beteja fillon.”

Këto deklarata vijnë në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme janë në pikën e vlimit, ndërsa komuniteti ndërkombëtar shpreh shqetësim për përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. /BBC

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.