No menu items!

Erdogan: Irani ka të drejtë legjitime të mbrohet nga terrori shtetëror i Izraelit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Irani ka të drejtë legjitime për ta mbrojtur veten përballë fushatës së bombardimeve nga Izraeli.

Një ditë pasi e cilësoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, si kërcënimin më të madh për sigurinë rajonale, Erdogan ka reaguar sërish, duke e mbështetur qëndrimin e Teheranit në përballje me Tel Avivin, raportoi të mërkurën “The Guardian”.

Është një e drejtë shumë e natyrshme, legjitime dhe ligjore për Iranin që të mbrohet nga banditizmi dhe terrorizmi shtetëror i Izraelit. Izraeli, i cili zotëron armë bërthamore dhe nuk njeh asnjë rregull ndërkombëtar… nuk priti që negociatat të përfundonin, por kreu një akt terrorist pa pritur rezultatin. Po i ndjekim nga afër sulmet terroriste të Izraelit ndaj Iranit. Të gjitha institucionet tona janë në gatishmëri të lartë në lidhje me efektet e mundshme të këtyre sulmeve ndaj Turqisë”, u shpreh Erdogan

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.