No menu items!

Përleshja para seancës në Suharekë/ Gjykata jep detaje për incidentin mes palëve

Sot, më 18 qershor 2025, rreth orës 11:00, në oborrin e Gjykatës Themelore – Dega në Suharekë, ka ndodhur një incident fizik ndërmjet palëve të përfshira në një çështje gjyqësore.

Sipas njoftimit zyrtar nga Gjykata Themelore në Prizren, incidenti ndodhi pak para hyrjes në objektin e gjykatës, në momentin kur palët po hynin për seancën gjyqësore të caktuar.

Personi H.K., i cili është pala e dëmtuar në këtë rast penal, ka nxjerrë një mjet të fortë nga çanta dhe ka sulmuar të akuzuarin B.B., ndaj të cilit po zhvillohet një proces gjyqësor për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, e ndodhur më 28 dhjetor 2024.

Reagimi i shpejtë i sigurimit fizik të Gjykatës, që ndodhej brenda objektit, ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Menjëherë është lajmëruar Policia e Kosovës, e cila ka ndërhyrë dhe ka nisur procedurat hetimore. Personit që ka pësuar lëndime i është ofruar ndihma e parë mjekësore në vendngjarje, deri në ardhjen e ekipeve të emergjencës.

Gjykata Themelore – Dega në Suharekë, përmes gjyqtarit mbikëqyrës, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të plotë me Policinë e Kosovës në funksion të zbardhjes së plotë të rastit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.