Në tri ditët e fundit, mbi 30 aeroplanë ushtarakë amerikanë, përfshirë tankerë KC-135 dhe KC-46, kanë fluturuar mbi Evropë dhe janë vendosur në disa prej bazave kryesore ushtarake në kontinent.
Kjo prani e shtuar ajrore vjen në një moment kur tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm, dhe përforcimi i pozicionit të SHBA-së shihet si sinjal i gatishmërisë për çdo zhvillim të mundshëm,shkruan Raporto24
Sipas mediave ndërkombëtare, avionët janë parë të fluturojnë mbi:
Gjermani (Ramstein)
Spanjë (Morón)
Itali (Aviano)
Britani (Prestwick)
Si dhe hapësira ajrore e Ballkanit dhe Mesdheut
Këta avionë shërbejnë për furnizim në fluturim, një komponent kyç në operacione të gjata ajrore dhe për mbështetje taktike të avionëve luftarakë si F-22, F-35 dhe B-2.
Ekspertët: Lëvizje e pazakontë
Analistët ushtarakë vlerësojnë se vendosja e kësaj “armade ajrore” përfaqëson një nga përforcimet më të mëdha ajrore amerikane në Evropë në muajt e fundit. Sipas tyre, SHBA po pozicionon kapacitete strategjike për çdo eventualitet që lidhet me krizën në Lindjen e Mesme./Raporto24/