Ndërsa tensionet mes Izraelit dhe Iranit vazhdojnë të rriten, rrjeti CNN ka transmetuar një intervistë ekskluzive me Majid Takht Ravanchi, Zëvendësministër i Jashtëm i Iranit. Intervista u zhvillua nga gazetarja e njohur Christiane Amanpour, në një moment kritik për zhvillimet në Lindjen e Mesme,trasmeton Raporto24 shkruan CNN
Zyrtari iranian ka theksuar se Irani nuk kërkon përshkallëzim të mëtejmë të konfliktit, por do të veprojë nëse provokohet. Ai deklaroi se vendi i tij mbetet i angazhuar për zgjidhje diplomatike, por ka të drejtë të mbrohet nga çdo sulm apo kërcënim.
> “Ne nuk e duam luftën. Ne nuk e kërkojmë përshkallëzimin. Por nëse sulmohemi, nuk do të qëndrojmë duarkryq”, tha Ravanchi për CNN.
Ai hodhi poshtë pretendimet për përfshirje direkte në sulme të fundit, duke i cilësuar ato si “propagandë e qëllimshme”, dhe paralajmëroi se çdo përpjekje për “ndryshim regjimi” në Iran do të dështojë.