No menu items!

Grabitje me elektroshok në ” AZ-Tech” në Prishtinë – I dyshuari merr tre telefona në vlerë 3,500 euro dhe arratiset

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në zemër të Prishtinës, ku një person i panjohur ka sulmuar fizikisht dy persona brenda një lokali dhe ka ikur me disa pajisje me vlerë të konsiderueshme,

Sinjali mëson ekskluzivisht se rasti ka ndodhur në lokalin “AZ-Tech” në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, më 18 qershor 2025, rreth orës 21:50, ku një person i panjohur ka hyrë në lokal dhe ka kryer grabitjen duke përdorur një mjet që dyshohet të jetë elektroshok.

I dyshuari ka grabitur tri telefona celularë, vlera e të cilëve shkon deri në 3,500 euro, dhe më pas është larguar me shpejtësi në drejtim të panjohur, duke lënë pas ankth dhe frikë tek të pranishmit në lokal.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se viktimat e këtij rasti janë identifikuar si S. Z., 41 vjeçar dhe A. M, 19 vjeçar, të cilët janë intervistuar nga Policia dhe kanë ofruar detaje rreth ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante, përfshirë hetuesin kujdestar dhe krimteknikun, ku janë ndërmarrë veprimet e para hetimore, përfshirë edhe mbledhjen e pamjeve të kamerave të sigurisë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar për krime të rënda, i cili ka udhëzuar që rasti të inicohet si “Grabitje” dhe të vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Hetimet po zhvillohen në koordinim të ngushtë me Prokurorinë dhe mbeten në proces.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.