No menu items!

I anulohet meçi i shumëpritur në Londër, por Benjamin Imeri bokson për titullin botëror në Tiranë

Boksieri profesionist shqiptar, Benjamin Imeri nga Gostivari, Maqedonia e Veriut, do të ndeshet muajin e ardhshëm në Tiranë për titullin botëror.

Benjamini ishte i paraparë të ndeshej në Londër për titullin WBO – Kampion Bote deri në moshën 25-vjeçare.

Megjithatë, për shkak të disa problemeve burokratike, meçi u anulua. Por, Imeri nuk do të ndalet pasi ka gjetur vendin e ri.

drejtën për këtë titull dhe tashmë do të ndeshet më 11 korrik në Tiranë, në një ngjarje shumë të rëndësishme për karrierën e tij.

Ai do të luftojë për titullin botëror të të rinjve në versionin WBO (WBO World Youth Champion). Ngjarja madhështore “Stars of the Ring” do të zhvillohet në Amfiteatrin e Tiranës me fillim nga ora 18:00.

Vlen të theksohet se djaloshi i njohur me nofkën “The Bomber” ka 10 fitore nga po kaq ndeshje në boksin profesionist. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.