No menu items!

Inzaghi i emocionuar për largimin nga Interi: Do të më mungojë gjithçka

Trajneri i Al Hilal, Simone Inzaghi, ka folur për largimin e tij nga Interi, duke e konsideruar një moment të dhimbshëm, por të kuptueshëm.

“Nëse ky është çmimi që duhet të paguaj për katër vitet e mia te Interi, do ta pranoj me kënaqësi,” tha Inzaghi, duke theksuar se mirësia që mori nga klubi e tejkalon çdo keqardhje.

Ai vlerësoi marrëdhëniet e tij me të gjithë në klub. “Nuk është asgjë në krahasim me mirësinë që mora nga tifozët, drejtuesit dhe lojtarët,” shtoi ai.

Sipas Inzaghit, ndarja ndodhi për të mirën e Interit, edhe pse ishte një vendim i vështirë për të gjithë të përfshirët.Unë besoj se edhe ata e kuptuan se ishte koha për një ndarje, edhe pse shkaktoi shumë dhimbje,” deklaroi trajneri italian.

Ai rrëfeu se e ka përjetuar gjithmonë me intensitet çdo moment në stolin e zikaltërve. “Sot, siç ka ndodhur shpesh gjatë katër viteve të mia te Interi, dëgjova gjithçka,” u shpreh ai.

Në fund, Inzaghi pranoi se do t’i mungojë gjithçka nga përvoja e tij në Milano. “E di që do të më mungojnë të gjitha,  madje edhe akuzat më të padrejta që më janë drejtuar,” përfundoi trajneri italian

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.