No menu items!

Nuk kishte dyshime – Xherdan Shaqiri më i miri i Baselit, klubi befason 25 tifozë dhe dhuratë speciale

Xherdan Shaqiri ka fituar epitetin e lojtarit më të mirë të FC Baselit për sezonin 2024/2025, një vlerësim i pritur pas paraqitjeve të jashtëzakonshme me fanellën e klubit zviceran.

Me 66 për qind të votave të tifozëve, ylli i Baselit u shpall më i miri në një edicion të suksesshëm ku klubi fitoi dy trofetë e mundshëm: kampionatin dhe Kupën e Zvicrës.

Për të festuar këtë sukses dhe për të falënderuar tifozët pjesëmarrës në sondazh, klubi ka dhuruar 25 fanella të veçanta të vendosura në kornizë, me ngjyrë ari dhe të nënshkruara nga vetë Shaqiri.

Këto fanella ishin krijuar për të shënuar 131-vjetorin e themelimit të klubit dhe u shitën menjëherë.

Shaqiri, i cili u rikthye te Baseli në gusht të vitit 2024, udhëhoqi skuadrën drejt një sezoni historik. Ai e përfundoi edicionin me statistika mbresëlënëse: 21 gola dhe 22 asistime në 39 ndeshje në Superligë dhe Kupë.

Lojtari 33-vjeçar ka kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2027, dhe është tashmë një ikonë./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.