Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj, është dërguar sot në Klinikën e Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Telegrafi merr vesh se Murselit pritet t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës.
Kërkesa për këtë ekzaminim është bërë disa ditë më parë nga mbrojtja e tij, e cila i është drejtuar gjykatës me qëllim që të përcaktohet gjendja mendore e të akuzuarit
Liridona Ademaj u vra mbrëmjen e 29 nëntorit 2023, në hyrje të fshatit Bërnicë të Prishtinës, teksa po kthehej në shtëpi së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët. Ajo u qëllua për vdekje me armë zjarri, plumbi e kishte goditur në qafë.
Për vrasjen e 30-vjeçares janë të akuzuar Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla