No menu items!

“Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës

Gjenerali izraelit Amir Avivi, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në Rripin e Gazës dhe kritikave në rritje për viktimat civile, veçanërisht fëmijët.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në Top Channel, gjenerali Avivi tha se Izraeli është futur në këtë luftë pas sulmit të paprovokuar të 7 tetorit, që sipas tij, ishte një masakër e kryer nga Hamasi.

Së pari të mos harrojmë, ne u sulmuam në mënyrë të paprovokuar nga një organizatë terroriste që masakroi 12 persona, u preu kokën fëmijëve, përdhunoi gratë. Izraeli hyri në luftë për t’u vetëmbrojtur, për të çrrënjosur këtë organizatë terroriste”, tha Avivi.

Ndërkohë, Duma kujtoi traditën e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, që nuk dorëzuan asnjë hebre nazistëve, duke theksuar ndjeshmërinë e shqiptarëve ndaj çështjeve humanitare.

Ajo përmendi edhe protestat e fundit në Shqipëri kundër masakrave ndaj civilëve në Gaza, duke e pyetur gjeneralin nëse kjo situatë mund të ndalohej.

Gjenerali izraelit theksoi se Izraeli po vepron në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe se nuk ka qëllim të vrasë civilë.

“Nuk mund të biem pre e propagandës së Hamasit. Para sulmeve, ne u bëmë thirrje qytetarëve palestinezë që të shpërnguleshin për të shpëtuar. Ne luftojmë terroristët, jo fëmijët dhe gratë”, deklaroi Avivi.

Ai gjithashtu akuzoi Iranin për përfshirje të drejtpërdrejtë në sulmet ndaj Izraelit dhe e quajti të rremë propagandën që qarkullon për goditjen e spitaleve apo viktimat civile në Gaza.

“Lufta është mjaft e ndërlikuar. Irani po na godet. Ne jemi të fokusuar te terroristët, jo te qytetarët”, shtoi gjenerali.

Situata në Rripin e Gazës vazhdon të jetë e tensionuar, me një numër të madh viktimash civile, ndërsa kritikat ndërkombëtare për operacionet ushtarake izraelite po shtohen dita-ditës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.