Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj, është parë mëngjesin e sotëm në Klinikën e Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Murselit pritet t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës.
Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri, ka konfirmuar për Telegrafin se Naim Murseli është i vendosur tash e disa ditë në institut, dhe se ekzaminimi psikiatrik ende nuk ka përfunduar.
“Ekzaminimi nuk është kryer ende. Instituti i Forenzikes është përgjegjës për rastin, dhe këtu do të kryhet ekzaminimi. Kohëzgjatja varet prej komisionit vlerësues”, deklaroi ai.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi ka konfirmuar për Telegrafin se me datën 9 qershor kanë lëshuar urdhërese që të kryhet ekzaminimi psikiatrik ndaj Naim Murselit.
Referuar kërkesës tuaj për informata ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 04 Qershor 2025 ka aprovuar kërkesën e mbrojtëses të të akuzuarit N.M. për lëshimin e Urdhrit për Ekzaminimin Psikiatrik për të njëjtin. Me datë 09.06.2025 trupi gjykues në këtë çështje penale ka lëshuar Urdhëresë përmes së cilës është urdhëruar Instituti i Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë të bëjë Ekzaminimin Psikiatrik për të akuzuarin N.M”, ka deklaruar ajo.
Kërkesa për këtë ekzaminim është bërë disa ditë më parë nga mbrojtja e tij, e cila i është drejtuar gjykatës me qëllim që të përcaktohet gjendja mendore e të akuzuarit.
Bërnicë të Prishtinës, teksa po kthehej në shtëpi së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët. Ajo u qëllua për vdekje me armë zjarri, plumbi e kishte goditur në qafë.
Për vrasjen e 30-vjeçares janë të akuzuar Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla. /Telegrafi/