Sot, më 20 qershor 2025, Komuna e Istogut po shënon 26-vjetorin e Çlirimit me një agjendë të ngjeshur përkujtimore dhe festive, ku do të jetë përurimi i Kompleksit Memorial të Dëshmorëve të Komunës së Istogut në fshatin Vrellë, që pritet të mbahet në orët e pasdites.
Aktiviteti po organizohet nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, dhe nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës, lir Ferati.
Deri tani janë mbajtur disa nga ngjarjet e parashikuara në agjendë, përfshirë: Seancën solemne të Kuvendit Komunal, homazhe pranë Lapidarit të Dëshmorëve dhe shtatores së Presidentit Historik, Ibrahim Rugova dhe përurimin e shtatores së Heroit të Kombit, Selman Kadria.
Në orën 12:30, do të zhvillohet ceremonia përmbyllëse në Vrellë, me përurimin e Kompleksit Memorial, në nderim të të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.
Institucionet komunale kanë ftuar qytetarët të jenë pjesë e këtyre aktiviteteve, në një ditë me peshë të madhe historike për Istogun dhe gjithë Kosovën