No menu items!

Eskalon Faton Peci, e quan “pishpirik” Lumir Abdixhikun!

Kryetari i GUXO-së, njëherësh ministri i Qeverisë Kurti, Faton Peci ka hedhur kritika në drejtim të Lumir Abdixhikut, i cili e quajti “të paedukatë” Donika Gërvallën.

Është jo vetëm e pakuptueshme e irituese, por edhe e tmerrshme të dëgjojmë Lumir Abdixhikun duke e cilësuar Donika Gërvallën si “e paedukatë’.Lumir, përgjegjëse primare dhe absolute për edukimin e një personi është familja.

E, nëse i thua Donikës “e paedukatë”, ti e ke fyer heroin e Kosovës e frymëzimin patriotik e shpirtëror të gjeneratave, Jusuf Gërvallën, e ke fyer heroinën e Kosovës, Suzanën, atë që rriti e edukoi tre fëmijët shembullorë të heroit dhe e ke fyer Nanën Ajshe, që jo vetëm që është gjyshja e shtylla e kësaj familjeje, po është institucion i qenies shqiptare. A je n’vete se çka po fyen, Lumir?!Edhe diçka, Lumir gojëlëshuari:

Në mbijetesën e shqiptarit të gjysmës së dytë të shekullit 20 dhe në frymëzimin e tij për liri e pavarësi, rolin kryesor dhe burimin e kthesës historike e kanë:- familja e fortë e shqiptarit, – ⁠rënia frymëzuese e Jusufit, Bardhoshit e Kadriut, – ⁠lëvizja historike e Ibrahim Rugovës, dhe – ⁠flijimi i familjes Jashari. Në t’gjitha, Donika jonë është e lidhur pashkëputshëm: me lidhje gjaku, me vizion, me aktivitet 35 vjeçar dhe me respektin sublim. Ku je i lidhur ti me këto shtylla, o Lumir pishpiriku!

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.