No menu items!

Kryeshefi i KEK-ut: Nuk kam informacion nëse ndonjëherë ka pasur prodhim më të ulët të energjisë se sot

Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Gramos Hashani, ka deklaruar se nuk ka të dhëna të sakta nëse ndonjëherë më parë është shënuar prodhim më i ulët i energjisë elektrike se sa sot.

> “Mund të ketë pasur edhe më herët raste të tilla, por nuk kam informacion të saktë nëse ky është prodhimi më i ulët ndonjëherë,” ka thënë Hashani.

E gjithë kjo situatë po ndodh në kohën kur vetëm një nga njësitë prodhuese të KEK-ut është në operim, duke prodhuar rreth 130 megavatë – që mbulojnë vetëm rreth 10% të konsumit ditor në vend,shkruan Raporto24

Sot, më 20 qershor 2025, mund të jetë dita kur KEK-u ka prodhuar më së paku energji që nga paslufta.

Për të plotësuar mungesën, KESCO është detyruar të importojë energji, e cila pritet të kushtojë mbi 2 milionë euro në ditë, bazuar në çmimet e bursës./Raporto24/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.