No menu items!

Trump: Duhej të më jepnin çmimin Nobel për dialogun Kosovë – Serbi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka rikthyer në vëmendje çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke deklaruar se ndërhyrja e tij gjatë mandatit të parë presidencial ka parandaluar një luftë të mundshme mes dy vendeve.

Në një intervistë për “Fox News”, Trump ka theksuar se për angazhimin e tij në këtë dhe disa çështje të tjera ndërkombëtare, ai do të duhej të ishte shpërblyer me Çmimin Nobel.

“Duhet të më jepnin çmimin Nobel për Ruandën dhe a e keni parë rastin e Kongos? Mund të thoni Serbia dhe Kosova. Mund të thoni shumë prej tyre. Më i madhi është India dhe Pakistani. Duhet ta kisha marrë katër ose pesë herë”, u shpreh ai, kur u pyet nëse do të mund ta fitonte Çmimin Nobel në rast se do të arrinte zgjidhje për krizën Izrael-Iran.

Në rrjetin e tij social, Truth Social, Trump po ashtu paralajmëroi rikthimin e angazhimit në dialogun Kosovë-Serbi, duke e akuzuar presidentin aktual të SHBA-së, Joe Biden, për dëmtimin e progresit të arritur më herët.

“Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po e përballonin me forcë, siç kanë bërë për shumë dekada, dhe ky konflikt i gjatë ishte gati të shpërthente në LUFTË. Unë e ndalova atë (Biden ka dëmtuar perspektivat afatgjata me disa vendime shumë budallaqe, por do ta rregulloj përsëri!)”, ka shkruar Trump.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.