No menu items!

Sot mbyllen përkohësisht dy autostradat

Për shkak të garave çiklistike të organizuara nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, sot do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjete në dy autostradat “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, garat e vlefshme për Kampionatin e Kosovës do të bëjnë që përkohësisht të ndalohet qarkullimi në këto segmente të autostradave:

Më 21 qershor – nga ora 09:00-16:00 në ditën e dytë të garës do të mbyllet përkohësisht autostrada “Arbën Xhaferi” nga hyrje/dalja Bibaj – Babush – Lipjan – Prishtinë (Uglar) – Bresje – rruga nacionale N9 deri në Gjergjicë, si dhe autostrada “Ibrahim Rugova” në segmentin – Malishevë-Duhël dhe anasjelltas.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.