No menu items!

Punëtori pëson lëndime të rënda në kokë në punishte në Prizren – Pronari i “Adioni Group SHPK” nën hetim për rrezikim të sigurisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten në fshatin Lubizhdë e Hasit në Prizren, ku një punëtor ka pësuar lëndime serioze në vendin e punës, për çka tashmë është nën trajtim intensiv në QKUK.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rreth orës 13:00 të datës 20 qershor 2025, Policia është njoftuar për një të lënduar rëndë gjatë punimeve ndërtimore. Z.K., rreth 46-vjeçar, punëtor i firmës “Adioni Group SHPK”, ka marrë goditje në kokë nga një shtyllë druri rreth 6 metra e gjatë, e cila ka rënë nga tavani i një objekti ndërtimor.

Fillimisht ai është dërguar në Spitalin e Gjakovës, por për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar në QKUK-Prishtinë. Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, konfirmojnë burimet mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Sektori i Hetimeve Rajonale të Prizrenit, njësia e krimteknikës, si dhe inspektorët e punës, të cilët kanë kryer këqyrjen e vendit të incidentit.

Sipas hetimeve fillestare, kompania nuk kishte respektuar të gjitha standardet e sigurisë në punë. Për këtë arsye, është iniciuar rasti “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” ndaj pronarit të kompanisë, Fitim S. rreth 41-vjeçar, i cili për momentin ndodhej në QKUK përkrah viktimës dhe nuk është intervistuar ende.

Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet janë në kontakt të vazhdueshëm me mjekët për të përcaktuar rrjedhën e mëtejme të veprimeve ligjore.

Gazeta Sinjali do ju mbajë të informuar me çdo zhvillim të ri.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.