No menu items!

Shpërndau vazhdimisht materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve, arrestohet

Një burrë në Gjilan është arrestuar dje nën dyshimin se në vazhdimësi ka shkarkuar dhe shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.

“Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, pas veprimeve hetimore ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull  kosovar  i cili përmes rrjeteve sociale në mënyrë të vazhdueshme ka shkarkuar dhe shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”, ka njoftuar sot policia.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.