No menu items!

Krasniqi i prerë: PDK nuk pranon asnjë ide për bashkëpunim me LVV-në

Ka nisur konventa e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi foli edhe për situatën aktuale të krijuar, ku vendi ka mbetur pa krijuar institucione të reja, transmeton Telegrafi.

“Vendi ynë për më shumë se katër muaj po mbahet peng i një partie që ndonëse ka dalur e para në zgjedhje, ka humbur legjitimitetin për të qeverisur. Ne si PDK kemi qëndruar me dinjitet në këtë periudhë, duke vendosur interesin e qytetarëve mbi të gjitha. E themi edhe sot, nuk do të votojmë asnjë kandidat për kryetar Kuvendi që ka qenë pjesë e Qeverisë së kaluar, sepse besojmë se Kosova nuk mundet me ec përpara me ata që e kthyen prapa vendin”, tha Krasniqi.

Sipas tij, me udhëheqjen e LVV-së ka pasur vetëm regres.

“Prandaj, PDK vazhdon t’i thotë jo, çdo ide për bashkëqeverisje me partinë që e ka sjell Kosovën në këtë gjendje”

Krasniqi po ashtu ka folur edhe për udhëheqjen që ai ka bërë me PDK-në për katër vite.

“Sot më shumë se kurrë besoj se e ardhmja e partisë është nga ajo që bëjmë së bashku, e jo veç e veç. Kur jemi të bashkuar jemi të pandalshëm. Më 9 shkurt e pamë, se kur jem bashkë rritem e ngritëm”, potencoi ai.

Konventa e PDK-së ka nisur rreth orës 12:00./Raporto24/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.