Mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e shumëpritur e edicionit të dytë të ‘Ferma VIP’. Pas javësh të tëra sfidash, emocioneve dhe debateve, dy finalistët që mbërritën “kokë më kokë” në fund ishin Andueli dhe Big Basta.
Publiku vendosi dhe këtë edicion e fitoi reperi i njohur Big Basta, i cili u shpall fitues mes duartrokitjeve dhe entuziazmit në skenë.
Por momenti më i komentuar i mbrëmjes ndodhi menjëherë pas shpalljes së fituesit.
Andueli nuk i përmbajti emocionet dhe shpërtheu në lot. Ai u largua papritur nga skena pa thënë asnjë fjalë.
Pamjet e momentit kur Andueli qau dhe largohet nga skena janë bërë tashmë virale në rrjet. /Prive By Liberta Spahiu