Vizualizimi i sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit dhe kundërpërgjigjet në hartaSHBA-ja është përfshirë zyrtarisht në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit të shtunën, duke goditur tre objekte bërthamore në Iran, ka deklaruar presidenti Donald Trump. Ky veprim vjen pasi ai shqyrtoi mundësinë e ndërhyrjes pas sulmeve të paprecedenta izraelite ndaj objekteve bërthamore dhe caqeve ushtarake iraniane më herët gjatë muajit – sulme që kanë nxitur një shkëmbim të përditshëm e të vazhdueshëm raketash mes dy vendeve.shkruan Cnn trasmeton Raporto24
Të paktën 430 persona janë vrarë në Iran që nga fillimi i armiqësive me Izraelin, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e Iranit në një konferencë për media të shtunën. Ndërkohë, 24 persona janë vrarë në Izrael, sipas Zyrës së Kryeministrit të Izraelit.
Ekspertët për Iranin kanë paralajmëruar ditët e fundit se një sulm amerikan ndaj Iranit mund ta tërheqë SHBA-në në një batak edhe më të ndërlikuar sesa luftërat në Irak dhe Afganistan – një konfrontim i zgjatur që mund të zgjasë gjatë gjithë presidencës së Trump./Raporto24/