No menu items!

Xheneta Fetahu shkëlqen në fotot e reja por nuk i kursen komentet pikante: Hater-at janë…

Xheneta Fetahu ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram falë një serie fotosh të reja, ku shfaqet më e bukur dhe më elegante se kurrë

Në imazhet e publikuara, ajo shfaqet me një fustan të bardhë të shkurtër me mëngë të gjata, që i jep një pamje moderne dhe të veçantë.

Fustani kishte një detaj të veçantë në dizajn, që nxirrte në pah linjat e saj trupore dhe siluetën elegante.

Flokët e stiluar gjysmë të kapura dhe fjongoja e vendosur në kokë i shtonin pamjes një prekje të ëmbël dhe lozonjare, duke kompletuar një look të rafinuar dhe plot stil

Veç pamjes, ajo që tërhoqi vëmendje ishte edhe mbishkrimi që Xheneta zgjodhi për postimin:

“Hater-at janë fansa me trauma”, një mesazh i qartë për të gjithë ata që nuk kursejnë komentet negative.

Fotot e saj kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente nga fansat që e komplimentuan për stilin dhe qëndrimin e saj të sigurt./ TAR

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.