Ushtria izraelite ka bërë të ditur se Irani ka lëshuar një valë të re raketash drejt territorit izraelit, në atë që duket të jetë një përgjigje ndaj sulmeve të fundit amerikane mbi objektet bërthamore iraniane
“Pak kohë më parë, IDF identifikoi raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të Shtetit të Izraelit”, thuhet në deklaratën e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF).
Sipas IDF-së, sistemet mbrojtëse janë aktivizuar për të kapur kërcënimin, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të strehohen në hapësira të sigurta dhe të qëndrojnë aty deri në një njoftim të ri.
Sipas IDF-së, sistemet mbrojtëse janë aktivizuar për të kapur kërcënimin, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të strehohen në hapësira të sigurta dhe të qëndrojnë aty deri në një njoftim të ri.
Kjo është vala e parë e raketave që nga momenti kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmuan goditjen e disa objektivave bërthamore në Iran, duke shtuar ndjeshëm tensionet në rajon.