Një grabitje është raportuar të ketë ndodhur pasditen e së shtunës në një barnatore në qytetin e Pejës.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima mashkull kosovar i cili punonte në barnatoren në fjalë, ka njoftuar se dy persona të panjohur kanë hyrë në objekt dhe kanë grabitur një shumë të papërcaktuar parash nga arka, përpara se të largoheshin në drejtim të panjohur.
Fatmirësisht, në këtë incident nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon në identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.