Udhëheqësi i shefave të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Dan Caine, paraqiti një kronologji të sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane, një përpjekje me emrin e koduar “Operacioni Çekiçi i Mesnatës”.
Mesnatë me orën e SHBA-së Lindore (ET): Operacioni filloi gjatë natës së së premtes për në mëngjesin e së shtunës, tha Caine në një konferencë për shtyp në Pentagon. Ndërsa bombarduesit B-2 u nisën nga SHBA, disa u drejtuan në perëndim si një mashtrim, ndërsa pjesa tjetër “vazhdoi qetësisht drejt lindjes me komunikim minimal gjatë fluturimit 18-orësh”.
Rreth orës 5 pasdite ET (23:00 në Kosovë): Caine tha se një nëndetëse amerikane “lëshoi më shumë se dy duzina raketash lundrimi Tomahawk për sulme tokësore kundër objektivave kyçe në sipërfaqe” në objektin bërthamor të Isfahanit në Iran.
Rreth orës 6:40 pasdite ET (00:40 pas mesnate në Kosovë): Bombarduesi kryesor B-2 lëshoi dy bomba gjigante për shkatërrimin e bunkerëve në objektin bërthamor të Fordowit, tha Caine, dhe “bombarduesit e mbetur më pas goditën objektivat e tyre”.
Këto objektiva shtesë, sipas Caine, u goditën “midis orës 6:40 pasdite ET dhe 7:05 pasdite ET (01:05 pas mesnate në Kosovë)”.
Kjo e vendos kohën e këtyre sulmeve rreth orës 2:10 pas mesnate me orën lokale në Iran të dielën.
Fluturimi i kthimit për në SHBA: Më pas ushtria amerikane “filloi kthimin në shtëpi”, tha Caine, duke theksuar se Irani nuk shkrepi asnjë plumb ndaj SHBA-së gjatë hyrjes ose daljes.
*Fotografia: Gjenerali Dan Caine në “Situation Room” në Shtëpinë e Bardhë gjatë zhvillimit të operacionit