No menu items!

Nesër tentimi i 36-të – a do arrijnë deputetët ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit?

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të tentojnë për herë të 36-të nesër, nesër, në orën 11:00, për të konstituuar Kuvendin. Tentimi i mëparshëm për formimin e Kuvendit dështoi, duke e zgjatur edhe më tej ngërçin institucional në vend.

Në vazhdimet e deritashme të seancës konstituive, nuk ka pasur vota të mjaftueshme për formimin e Komisionit për votim të fshehtë, i cili është i nevojshëm për të mundësuar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka ftuar partitë politike që nuk kanë propozuar ende deputetët për anëtarë të komisionit zgjedhor, përkatësisht PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK-NISMA, që ta bëjnë këtë. Megjithatë, asnjë propozim nuk ka ardhur nga këto subjekte.

Në vazhdimet e kaluara të seancës, për përbërjen e komisionit kanë votuar 51 deputetë, një ka votuar kundër dhe nuk ka pasur abstenime.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.