No menu items!

Sot përfundon afati i partive politike për deklarim të koalicioneve

Gjatë ditës së sotme më 23 qershor do të përfundojë afati për partitë politike të cilat dëshirojnë të formojnë koalicionet e tyre për të garuar në zgjedhjet Lokale të 12 tetorit.

Mirëpo vetëm 2 parti politike e kanë njoftuar KQZ-në se në këto zgjedhje do të garojnë së bashku.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, deri të premten vetëm Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan me emrin “Koalicija Vakat” kanë njoftuar se do të kërkojnë certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicionit.

Sipas KQZ-së, më 23 qershor do të përfundojë edhe afati për partitë politike për të njoftuar KQZ-në se nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje./raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.