No menu items!

Arrestohet grabitësi i barnatores në Pejë – Policia ia gjen në shtëpi rrobat që kishte veshur gjatë grabitjes

Pejë, 22 qershor 2025 – Sinjali mëson ekskluzivisht se Policia e Pejës ka arrestuar personin e dyshuar për grabitjen e ndodhur më 21 qershor në rrugën “Konferenca e Bujanit”, ku cak i sulmit ishte një barnatore.

Burime nga hetimet konfirmojnë se pas një pune intenzive operativo-hetimore, më 22 qershor është arrestuar I.M., 37 vjeç, banues në Pejë. Ai është ndaluar në shtëpinë e tij, ku gjatë kontrollit në dhomën e gjumit janë gjetur dhe konfiskuar rrobat që kishte veshur gjatë grabitjes.

Grabitja ishte kryer ndaj punëtores A.H., 22 vjeçare. Policia ka siguruar prova materiale që e lidhin të dyshuarin me vendin e krimit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, I.M. është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet janë në zhvillim e sipër në koordinim me organet e drejtësisë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.