Drejtoresha e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prishtinë, Adelinë Sahiti, nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Shkëmb Manaj përmes një postimi në Facebook. Sahiti ka qenë pjesë e Lëvizjes për Bashkim dhe ajo është pritur nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Postimi i plotë:
Mire se erdhe në LDK, Adelinë Sahiti! 🌟
Drejtoresha e Punes dhe Mirëqenies Sociale në Kryeqytet nga sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Adelina është një grua e jashtëzakonshme që ka treguar suksese gjatë gjithë karrierës së saj në shumë fusha. Në mandatin tonë të qeverisjes në Prishtinë, ajo ka treguar përkushtim dhe profesionalizëm të jashtëzakonshëm gjatë udhëheqjes së drejtorisë, duke kontribuar me sukses në përmirësimin e kushteve sociale për qytetarët tanë dhe duke ju shërbyer me shumë kujdes kategorive me nevojë.
Bashkë do të vazhdojmë punën edhe mëtutje për një të ardhme më të mirë për çdo qytetar të Kryeqytetit✌️! LDK e udhëhequr nga kryetari Lumir Abdixhiku është shtëpi e madhe politike që i mban dyert e hapura për të gjithë ata profesionistë që dëshirojnë të japin kontribut për qytetarët e Kryeqytetit dhe të mbarë Kosovës!