Doha, 23 qershor 2025 – Raportohet për shpërthime të fuqishme në kryeqytetin e Katarit, pas një sulmi raketor të Iranit ndaj bazës ushtarake amerikane Al Udeid, njëra nga më të mëdhatë në Lindjen e Mesme.
Sipas mediave ndërkombëtare, Irani ka lëshuar të paktën gjashtë raketa balistike, në kuadër të një operacioni të quajtur “Lajmërimi i Fitores”, si hakmarrje ndaj sulmeve ajrore amerikane një ditë më parë mbi objektiva bërthamore në territorin iranian.
Pamje dramatike të postuara në rrjete sociale tregojnë flakë dhe zhurma të mëdha shpërthimi mbi lagje të njohura të Dohës, përfshirë Pearl Island./Raporto24