No menu items!

Amerikanët publikojnë video të bombarduesve B-2A para sulmit në Iran

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka publikuar pamjet dhe fotografitë e shtatë bombarduesve strategjikë B-2A “Spirit” nga Krahu 509, të cilët u ngritën nga baza ajrore Whiteman në Mizuri natën e 20 qershorit, si pjesë e një sulmi ndaj objekteve bërthamore iraniane në Operacionin Midnight Hammer (Çekani i Mesnatës).
Çdo avion ishte i armatosur me dy bomba GBU-57A/B MOP (Massive Ordnance Penetrator) 13,600 kilogramë, të ashtuquajturat “Bunker Buster” (Bombat Bunker), të dizajnuara për të shkatërruar objektivat e identifikuara nëntokësore, transmeton Ballkani.info.

Faktet shtesë konfirmojnë se bombarduesit u kthyen në bazën e Forcave Ajrore Whiteman më 22 qershor, pas më shumë se 36 orësh fluturimi gjatë së cilës ata kryen sulme mbi territorin iranian.

Kujtojmë se në orët e hershme të mëngjesit të 22 qershorit, Shtetet e Bashkuara kryen një sulm të madh ajror në tre objekte kryesore bërthamore iraniane: Fordow, Natanz dhe Isfahan. Sulmi u krye në koordinim me Izraelin dhe përdori bombardues stealth B-2 Spirit, të pajisur me bomba të rënda GBU-57/B “Massive Ordnance Penetrator” të afta për të depërtuar në shtresa të trasha betoni dhe dheu, duke synuar në mënyrë specifike kompleksin Fordow të rrënjosur thellë.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se të gjitha objektivat u goditën me sukses dhe se sulmi kishte për qëllim parandalimin e Iranit nga zhvillimi i mëtejshëm i armëve bërthamore, si dhe detyrimin e Teheranit që të kthehej në tryezën e bisedimeve pasi përpjekjet diplomatike dështuan.

Pentagoni konfirmoi se gjithsej 75 raketa të drejtuara u lëshuan, duke përfshirë më shumë se dy duzina raketa Tomahawk në tre lokacione. /Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.