Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot pasdite në Sllovi të Lipjanit, ku një motoçiklist u aksidentua me një automjet.
Drejtuesi i motoçikletës E.B., pësoi plagë të rënda trupore, të cilave nuk iu bëri ballë, shkruan IndeksOnline.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
#Sot rreth orës 18:00 në fshatin Sllovi të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës.
Vdekjen e viktimës mashkull, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal” deklaroi Ahmeti, për IndeksOnline.