Ngërçi institucional në Kuvendin e Kosovës po vazhdon tash e më shumë se disa muaj, ndërsa deputetët do të mblidhen sot për herë të 37-të, në një tjetër tentativë për ta konstituuar Kuvendin dhe për të zgjedhur kryetarin e tij
Seanca është thirrurNë anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje po insiston vazhdimisht në kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, pavarësisht faktit se ajo nuk ka arritur të sigurojë mbështetjen e nevojshme në asnjë nga seancat e deritashme.
Që nga 15 prilli, kur u mbajt seanca e parë konstituive pas zgjedhjeve të parakohshme, Kuvendi ka dështuar plot 36 herë në tentativat për zgjedhjen e kryetarit dhe për konstituimin e tij të plotë
të fillojë në ora 11:00, por mbetet të shihet nëse do të ketë zhvillime konkrete apo një tjetër dështim.
Në seancën e kaluar, deputetët nuk arritën ta formojnë Komisionin për organizimin e votimit të fshehtë, i cili është i domosdoshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Ky bllokim po ndodh për shkak të refuzimit të partive opozitare për të propozuar anëtarë në komision, duke pamundësuar krijimin e tij.