Pasi një ditë më parë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti akuzoi opozitën se po ia zgjat mandatin qeverisë aktuale përmes bllokimit të konstituimit të Kuvendit, reagon kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Abdixhiku në një prononcim para mediave tha se Kurti është jo legjitim dhe nuk ka mandat qeverisës.
Njerëz që flasin gjëra pa fije inteligjence. Si po ia zgjasim mandatin Kurtit? Është jo legjitim, nuk ka mandat, e ka uzurpu detyrën e kryeministrit dhe të deputetit në të njëjtën kohë. Nuk ka logjikë një e tillë. Është urgjente të bëhen institucionet e Kosovës”, ka thënë Abdixhiku. /Raporto24/