No menu items!

Kallas ngre dyshime për ligjshmërinë e sulmeve amerikane ndaj Iranit, kërkon zgjidhje diplomatike

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka komentuar sulmet ajrore amerikane ndaj Iranit, duke lënë të hapur çështjen e ligjshmërisë së tyre sipas të drejtës ndërkombëtare.

E pyetur nga BBC nëse sulmet ishin të ligjshme, Kallas tha se “nuk është absolute”, duke shtuar se “kushdo që përdor forcën duhet gjithashtu të justifikojë se kjo është sipas të drejtës ndërkombëtare”.

Sipas saj, sulmet amerikane ndaj centraleve bërthamore të Iranit mund të kenë ndalur përkohësisht programin bërthamor, por “kjo nuk e ka ‘fshirë’ njohuritë” që Irani ka në këtë fushë. Kjo, siç tha ajo, “nënvizon nevojën për një zgjidhje diplomatike”.

Kallas nënvizoi gjithashtu se ka ende shumë çështje të hapura mes Perëndimit dhe Teheranit. Ajo përmendi programin e raketave balistike të Iranit, mbështetjen që ky shtet po i jep Rusisë në luftën në Ukrainë dhe rastet e qytetarëve evropianë të ndaluar në Iran.

“Ne duhet të ulemi dhe të diskutojmë të gjitha këto çështje”, tha Kallas.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.