Gjykata ndalon vazhdimin e punimeve në “Xhorxh Bush”, refuzohet kërkesa e Komunës së Prishtinës
Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka komentuar sulmet ajrore amerikane ndaj Iranit, duke lënë të hapur çështjen e ligjshmërisë së tyre sipas të drejtës ndërkombëtare.
E pyetur nga BBC nëse sulmet ishin të ligjshme, Kallas tha se “nuk është absolute”, duke shtuar se “kushdo që përdor forcën duhet gjithashtu të justifikojë se kjo është sipas të drejtës ndërkombëtare”.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar padi/kërkesën e Komunës së Prishtinës për pezullimin e vendimit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të cilët kanë ndaluar punimet në sheshin “Xhorxh Bush”.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi
Hidhet poshtë si e palejuar padia/kërkesa për pezullimin e ekzekutimit të vendimit e paditëses/propozueses, Komuna e Prishtinës, nën shenjën A. nr. 1922/2025 e datës 093.06.2025 për shkak të mungesës së legjitimitetit aktiv”, shkruhet në pikën e parë të aktvendimit.
Punimet për sheshin “Xhorxh Bush” kishin nxitur një përplasje ndërmjet kryetarit të Prishtinës Përparim Rama dhe ministrit në detyrë të Kulturës, Hajrulla Çeku.
Komuna kishte nisur disa herë punimet në këtë shesh, por që janë ndaluar nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore.
Kryetari i Prishtinës kishte deklaruar se punimet do të zhvillohen në tri faza, duke theksuar se kjo do të ndihmojë që qytetarët të mos ndihen të bllokuar gjatë punimeve.https://zeri.info
Projekti ishte planifikuar të përfundojë pas 240 ditëve të punës dhe ky projekt kap shifrën prej 18.1 milionë eurosh.