No menu items!

Tayna sjell “Ujë” në pikën e vapës!

Reperja e njohur Tayna ka paralajmëruar këngën e saj më të re që mban titullin “Ujë”. Me një postim artistik në Instagram, ajo njoftoi se kënga do të publikohet më 26 qershor në orën 18:00.

“Ujë” vjen e shoqëruar me disa emoji që evokojnë verën dhe freskinë: zemra blu, guaska dhe valët e detit – duke lënë të kuptohet se projekti mund të jetë një hit veror.

Tayna, e njohur për stilin e saj unik dhe klipet e kuruara deri në detaje, ka ngjallur menjëherë interesin e ndjekësve që mezi presin ta dëgjojnë këtë këngë të re. /Prive By Liberta Spahiu

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.